Wednesday, March 12, 2025
HomeLajme“Ditë historike” – Ambasadori Zemaj publikon pamje nga nisja e Rutte për...

“Ditë historike” – Ambasadori Zemaj publikon pamje nga nisja e Rutte për në Kosovë

Ambasadori Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar fotografi nga nisja e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Vizitën e Rutte në Prishtinë Zemaj e ka quajtur ditë historike.

“Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, ka shkruar Zemaj krahas publikimit tw fotografive.

Postimi i plotë:

Ditë historike KOSOVË – NATO

11.03.2025, ora 6:45

Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.

Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments