Monday, March 10, 2025
HomeLajmeKontrata 18 milionëshe, nisin sot punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’

Kontrata 18 milionëshe, nisin sot punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’

Sot nisin punimet për transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar punimet do të fillojnë nga ora 09:00, në një ceremoni në të cilën do të marrin pjesë kryetari i komunës Përparim Rama dhe drejtorë të tjerë komunalë.

Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.

Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për pëfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments