
Analisti Shkëlzen Maliqi ka treguar skenarët e mundshëm për formimin e institucioneve të reja. Duke marrë për bazë rezultatin zgjedhor, ai nuk e ka përjashtuar formimin e një Qeveria Teknike.
Në një intervistë për Nacionale, ka thënë se kjo qeveria do të mund t`i kryente disa punë që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se në këtë drejtim duhet ta luaj rolin e saj edhe presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij, në vitin e fundit të mandatit të saj, presidentja Osmani mund të bëjë një punë të hajrit.
Në këtë intervistë të gjatë, Maliqi ka komentuar rezultatin e secilës parti politike.
Ai ka vlerësuar se rezultatet që kanë shënuar partitë politike më 9 shkurt kanë qenë të pritshme.
“Opsion teorik, por i mundshëm, me nënvariante të ndryshme për realizim, p.sh. që Kurti të mos jetë kryeministër, do të bëhej një Qeveri teknike dhe e përkohshme, me detyra të caktuara që, p.sh. të kryente obligimet e Marrëveshjes të Ohrit, e cila, më sa mund të kuptohet, është sintezë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, që i kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me Marrëveshjen e Ohrit e para dy viteve, të pranuar nga Albin Kurti pa nënshkrim, por BE-ja e ka të protokoluar si të obligueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë”