
Kryeministri Edi Rama, u përgjigj komentit të një qytetari, i cili shkruante: ‘Që prej 2013 gjermanët kanë pritur shumë shqiptar që kanë ikur nga keqqeverisja juaj’.
Rama bëri me dije se shifra e të larguarve është 400 mijë që nga marrja e mandatit të PS në 2013, ndërsa theksoi se çdo qytetarë ka drejtë që të lëviz në vendin që ai do.
“Ju që flisni në emër të kënetës keni një të keqe se ju ka lënë Luli me traumë të madhe dhe pastaj është futur dhe bufi në mes dhe nuk merrni se çfarë flisni. Nga 2013 dhe deri në 2024 sipas censusit janë 400 mijë në total që kanë lëvizur dhe Shqipëria është 2.4 mln dhe ata që kanë lëvizur janë në të drejtën e tyre, sepse s’jemi më në bunkerin e shokut Enver dhe as në kohën e piramidave, por jemi në një botë të lirë”, tha ai.