Monday, March 3, 2025
HomeLajmeBerisha: Paketa jonë e emergjencës do të zhdukë varfërinë brenda tre muajve...

Berisha: Paketa jonë e emergjencës do të zhdukë varfërinë brenda tre muajve të parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në prezantimin e programit qeverisës të PD-së 2025-2029.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u shpreh se, Partia Demokratike ka gati programin, planin për të zhdukur varfërinë në Shqipëri brenda 3 muajve të parë.

“Ne po përgatisim paketën e emergjencës, e cila tre muajt e parë do të zhdukë varfërinë e skajshme nga Shqipëria. Varfërinë e skajshme, çdo vend i lirë, i grupit të vendeve me të ardhura si ne, e ka zhdukur”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kjo është vetëm paketa e emergjencës së PD-së. Ai u shpreh se, “minimumi jetik do të jetë 200 euro, rroga minimale, si fillim 500 euro. Pasojat e rritjes së rrogës minimale, do kompensohet me uljen e taksave. Por qytetarët do të marrin një rrogë për të përballuar jetën. Çmimi i energjisë për pensionistët dhe në tërësi do të jetë 7 lekë”.

Berisha i ftoi qytetarët që të bëhen bashkë dhe të punojnë deri në 11 maj, për t’u ndarë ajo që e cilësoi si “të keqe të madhe” që ka zënë Shqipërinë.

“Është koha, të dashur qytetarë, më 11 maj, të ndahemi me këtë të keqe të madhe. Dhe unë garantoj se me përparësi absolute, kjo paketë do zbatohet. Sikundër një paketë po kaq e fuqishme do të jetë për biznesin. Një paketë tjetër do të jetë për fermerët. Dhe pas tyre, Shqipëria Madhështore, Shqipëria epiqendër e hightech-ut në rajon do të jetë qëllimi ynë”, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments