Friday, February 21, 2025
HomeLajmeKosovaKurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën...

Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Rama në letër thotë se përulet para themeluesve të Republikës, duke iu shprehur atyre mirënjohje.

Po ashtu, Rama në letër përmend edhe ndihmën e aleatëve për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.Mund të jetë një ilustrim i plan dhe teksti që thotë "tpultikar "Hhapenis Mysminishi Shkélqesia Juaj, Tirane, mẽ 13 shkurt2025 2025 Idashur Albin, Pavaresisễ henuararr arritie Republikes Kosoves, pärzemerta រ dité sakrificave olron Pervjetori 17-th shpalljes Ju தட telefdou shumta dhete pakursyer Bashkimit Republika ndertimin demokrat demokratike histori progresi gjithanshëm demokratik dhe Drejtés. perpara themeluesve 2008, ditén shpalljes: Edhe Pavarësisi Republikes, shprehur pafundésisht suksesshëm Republikes Kosoves dhe njễ forcimin vellezerve hkëlqesia Juaj, dhe Kosovesi here, duke riafirmuar gjithe vullnetin bashképunim Pavarésisễ Republikes népërmjet Jush, င ajithe motrave vellazérisht, Edi Rama Sh.T.z. Albin Kurti istür Republikes 8ង Kosoves"

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments