Tuesday, February 11, 2025
HomeLajmeKosovaKryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria në Prishtinë që të nisin...

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria në Prishtinë që të nisin hetime për skandalin e KQZ-së

Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informacione për rënien e faqes në kohën e numërimit të votave.

Kryeprokuroria ka kërkuar informacione për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të nisë hetim ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rënien e uebsajtit të tyre, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit, derisa ishin duke u numëruar votat.

Për Klankosova.tv nga prokuroria në fjalë thanë se hetimi bëhet për ndonjë abuzim apo keqpërdorim të votave.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së”, thanë nga prokuroria për Klankosova.tv.Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte deklaruar se nuk dihet shkaku i rënies së uebsajtit në momente e lartëcekura, ai kishte pohuar se tërë ditën u kishte punuar faqja, por u kishte rënë në disa momente pas procesit të votimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments