Tuesday, February 11, 2025
HomeLajmeKosovaKushdo që ka humbur valixhet në aeroport të lajmërohet deri më 18...

Kushdo që ka humbur valixhet në aeroport të lajmërohet deri më 18 shkurt ose do të jepen si donacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më  18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Në të kundërtën, këto valixhe do të jepen si donacion,

“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38501 5021270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero” – thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments