Tuesday, February 11, 2025
HomeLajmeKosovaÇfarë thotë Kushtetuta e Kosovës për çështjen e mandatarit të qeverisë

Çfarë thotë Kushtetuta e Kosovës për çështjen e mandatarit të qeverisë

Më 9 shkurt u mbajtën zgjedhjet parlamentare që do të përcaktojnë qeverinë e re.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, propozimi për mandatarin e formimit të Qeverisë së Kosovës duhet të vijë nga partia fituese e zgjedhjeve, e cila ka numrin më të madh të deputetëve.

“Partia ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, siç përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose koalicionin që ka shumicën e vendeve në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë atë relative. Presidenti i Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses

Kushtetuesja ka sqaruar se, në rast se kandidati për kryeministër nuk siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur, presidenti ka mundësinë të emërojë një kandidat tjetër, pas konsultimeve me partitë politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments