Friday, February 7, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka zhvilluar një takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘’Dje në takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri’’, ka shkruar Osmani.

Më tej Osmani u shpreh se me administratën e presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

‘’Me administratën e presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës’’, ka theksuar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments