Ky është një moment i veçantë për mua – një kujtim nga dita kur, pesë vite më parë, bashkë me Lumirin, nisëm rrugëtimin tonë politik në Ministrinë e Infrastrukurës. Një rrugëtim që filloi me sfida, përgjegjësi dhe një vizion të qartë: të japim kontributin tonë për një shtet më të fortë.
Sot, pas pesë vitesh, shoh me krenari se sa shumë kemi mësuar, e sa shumë kemi ndërtuar. Por mbi të gjitha, ky udhëtim më ka forcuar edhe më shumë bindjen se politika nuk është thjesht pushtet – është përgjegjësi, përkushtim dhe besnikëri ndaj qytetarëve.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që na kanë mbështetur në çdo hap. Rrugëtimi vazhdon!