Wednesday, February 5, 2025
HomeLajmeKosovaPrishtina njofton qytetarët: Faturat e Ndërmarrjes ‘‘Pastrimi’’ nga 1 janari, s’jeni të...

Prishtina njofton qytetarët: Faturat e Ndërmarrjes ‘‘Pastrimi’’ nga 1 janari, s’jeni të obliguar t’i paguani

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nga data 1 janar 2025,

Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim nga tani e tutje duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores  për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të  realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Faleminderit për bashkëpunimin!

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments