Wednesday, February 5, 2025
HomeBota“Kjo është toka jonë, nuk mund të jetojmë diku tjetër”, palestinezët në...

“Kjo është toka jonë, nuk mund të jetojmë diku tjetër”, palestinezët në Gaza kundërshtojnë planin e Trumpit

Sugjerimi se SHBA mund të ‘marrë përsipër’ dhe ‘të zotërojë’ Rripin e shkatërruar të Gazës u prit me reagime nga Lindja e Mesme dhe më gjerë.

Vetë banorët e Gazës kanë thënë se aty është shtëpia e tyre dhe nuk mund të zhvendosen në ndonjë vend tjetër

“Unë jam duke pritur të rindërtoj shtëpinë tonë dhe të jetoj në të, dhe as Trump dhe askush tjetër nuk ka rëndësi për ne”, tha Jamalat Wadi, banore e Gazës për BBC.

“Nëse te fëmijët tanë ka mbetur vetëm një pikë gjaku, ne nuk do të dalim nga Gaza dhe nuk do të heqim dorë prej saj”, shton ajo. “Ne do të jetojmë në rrënojat tona sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe Gaza do të rindërtohet”, shprehet tutje.

Mahmoud Bahjat thotë se kur dëgjoi për komentet e Trump, “i  është lutur Zotit që vendet arabe ta refuzojnë një gjë të tillë, sepse siç tha ai “ne kemi jetuar dhe rritur këtu”.

“Kjo është toka jonë dhe ne nuk mund të jetojmë askund tjetër përveç në Gaza. Gaza është toka jonë, ne jemi rritur këtu, si mund ta lëmë atë? Ne jemi kundër vendimit të Trump. Ai i dha fund luftës, por shpërngulja jonë do t’i jepte fund jetës tonë”, thotë ai.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Washington, Trump deklaroi se “SHBA synon të marrë Rripin e Gazës”

Ai tha se palestinezët “nuk mund të jetojnë në Gaza tani” dhe se enklava – e cila është shkatërruar nga 15 muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit – mund të shndërrohet në “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Trump tha se vendimi nuk ishte i lehtë dhe pretendoi se ai kishte mbështetje të nivelit të lartë nga udhëheqës të paidentifikuar me të cilët supozohet se ka diskutuar idenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments