Wednesday, February 5, 2025
HomeBotaRusia i mirëpret komentet e Trumpit rreth hyrjes së Ukrainës në NATO

Rusia i mirëpret komentet e Trumpit rreth hyrjes së Ukrainës në NATO

Rusia e ka mirëpritur pikëpamjen e presidentit amerikan, Donald Trump, se tërheqja e Ukrainës drejt NATO-s është çështje shqetësimi për Moskën, tha të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Trumpi tha në janar se e kupton pozicionin rus që Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe e kritikoi presidentin amerikan atëherë në largim, Joe Biden, se gjoja e kishte ndryshuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me anëtarësinë e Ukrainës në NATO.

“Papritmas, për herë të parë, presidenti Trump, në njërin prej fjalimeve të tij, duke e kritikuar pozicionin e administratës së Bidenit ndaj krizës ukrainase, troç tha se njëri nga gabimet kryesore ishte tërheqja e Ukrainës drejt NATO-s”, tha kryediplomati rus, raporton “Reuters”.

“Për herë të parë, problemi i NATO-s u identifikua si diçka për të cilin Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë”, shtoi ai.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar që t’i ofrohet ftesa për anëtarësim në NATO, por vendet anëtare nuk kanë premtuar ndonjë afat.

Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga amicia për anëtarësim në NATO dhe se mundësinë që kjo të ndodhë e cilëson si kërcënim ndaj saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments