Kandidati për deputet nga LDK’ja, Krenar Xhaferi, ka ndarë pamje nga terreni që në mëngjes.
Xhaferi ka njoftuar se kanë filluar punimet për një kyçje të re nga rrethi me flamur në drejtim të Dardanisë, e cila do të mundësojë një rrugë të re, duke lehtësuar hyrjen dhe daljen në këtë lagje ikonike.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga terreni!
Filluam punimet për një kyçje të re nga rrethi me flamur në drejtim të Dardanisë, e cila do të mundësojë një rrugë të re, duke lehtësuar hyrjen dhe daljen në këtë lagje ikonike.
Krahas punimeve të mira që po bëhen në fasadimin e objektit të mbetur për vite me radhë – i cili po i jep një pamje të bukur hyrjes së Prishtinës – kemi filluar edhe këtë kyçje, e cila do të mundësojë një qarkullim më të mirë në Dardani dhe do ta kompletojë këtë pjesë të infrastrukturës.Po ashtu, me Shërbimet Publike kemi vendosur që rrugën Ilaz Kodra, e cila të dërgon në drejtim të stacionit në Dardani, ta bëjmë me dy drejtime si një alternativë komunikimi deri në përfundimin e punimeve në korriz.