Friday, January 31, 2025
HomeLajmeKosovaKosova përfiton donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe një laborator të hematologjisë

Kosova përfiton donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe një laborator të hematologjisë

Kosova ka marrë donacion nga Fondacioni Khalifa Bin Zayed Al Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka shtuar se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në.

“Në emër të Presidencës, falënderojmë nga zemra Emiratet e Bashkuara Arabe, Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation, të cilët me këtë donacion po vazhdojnë ndihmën e tyre për Kosovën”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments