Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetGërxhaliu: Kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, Qeveria të ndihmojë...

Gërxhaliu: Kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, Qeveria të ndihmojë në grumbullimin e tyre

Drejtori  i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet e Serbisë gjatë luftës.

Gërxhaliu thotë se grumbullimi i fakteve kërkojnë kosto dhe shteti duhet ta “ndez” alarmin e të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive.

“Kemi të dhëna sa të duash, por problemi është se nuk kemi qenë shumë të mbështetur ju e dini se për tu dëshmuar diçka nevojitet kamera dhe gjëra të shumta, këto kanë një kosto do të thotë nuk kemi pasur mbështetje në këtë aspekt. Shteti duhet ta ndez një alarm dhe t’i mbledh këto dëshmi sepse edhe shoqatat e familjarëve kanë dëshmi të shumta, vetëm se duhet të grumbullohen”, tha ai.

Ai më tej ka sqaruar se nuk ka marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e delegacionit në dialog me Serbinë,  por në çdo moment që i kërkohet është i gatshëm për bashkëpunim.

“Unë nuk kam pasur një ftesë të tillë, sa i përket çështjes së të zhdukurve jam nga dita e parë, do të thotë secila qeveri që ka qenë në këtë aspekt profesional kam dhënë kontributin tim dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim. Në çdo moment që të kërkohet diçka prej qeverive të mija jam i gatshëm me pranuar çdo pozitë dhe çdo angazhim që kërkohet prej meje”.

Rreth çështjes së të pagjeturve Gërxhaliu konfirmon se nuk kanë qenë të mbështetur mjaftueshëm, duke e vënë fajin te ndërrimi i shpeshtë i qeverive.

“Sa i përket çështjes së të pagjeturve nuk kemi qenë të suportuar shumë, nëse i krahasojmë  grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë ata nuk e kanë ndërruar grupin asnjëherë e as kryetarin , kurse tek ne janë ndërruar shumë persona, mirë do ishte që ky grupacion të ishte më profesional dhe personat të mos ndërrohen, të jenë të përhershëm për shkak se ky proces është i lidhur me të kaluarën dhe thjesht nuk ka të bëjë me ndonjë dijeni diçka shkencore sa ka të bëjë me memorien e të kaluarës”, deklaroi ai.

“Sa i përket çështjeve të tjera unë po them sepse nuk kam pasur takim dhe një skelet të qëllimit të veprimit në këto raste, mendoj që çështja e të pagjeturve është një ‘xhoker’ i mirë për palën tonë sepse ke çfarë të kërkosh dhe ke çfarë të prezantosh dhe ke me çka me godit përfundon se nuk është fare e lehtë të diskutohet  me Serbinë, dhe se kërkesat e tyre janë të qarta”.

“Çështja politike faktikisht është një çështje që krijohet një rrugëtim politik dhe dihet pastaj në bazë të atij rrugëtimit, por sa i përket çështjes së të pagjeturve ne e dimë fare mirë që nuk është e lehtë të diskutohet me Serbinë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments