Friday, January 31, 2025
HomeLajmeKosovaOlluri: S’fitohen 50 për qind me perde të zeza, një grup i...

Olluri: S’fitohen 50 për qind me perde të zeza, një grup i hajnave rrezikojnë burgosjen

Gazetari Parim Olluri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gjasa që t’i fitojë 50% të votave, sipas tij “kjo nuk bëhet perde të zeza”, duke iu referuar sallave ku i mban tubimet elektorale VV.

Madje ai ka thënë në “Pressng” të T7 se “ka njerëz që VV që dyshohen për korrupsion e rrezikojnë të burgosen nga drejtësia”.

Olluri përmendi tenderët njëburimorë, ku thtoë se shifra shkon deri 270 milionë euro.“LDK-ja e ka një projeksion të qartë më i synu votat e rugovistëve që kanë kalu te Vjosa Osmani, dhe janë duke i mbushur sallat. E ke PDK-në që në sondazhe ka dalë më i pëlqyer se PDK-ja. Edhe e ke një AAK-NISMA që e sheh rritjen e shtratit elektoral sepse ju ka bashku edhe një parti tjetër. E ke VV që nuk ka gjasa më i fitu 50% sepse 50% nuk fitohen me perde të zeza, këta janë në frikë sepse humbja e pushtetit nuk është vetëm humbje e pushtetit dhe dalja në opozitë, është kriju në Qeverinë e Kosovës një grup i madh i hajnave që rrezikojnë burgosjen. Është një qeveri që ka shku në 270 milionë euro tendera të negociun”, ka thënë Olluri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments