Thursday, January 30, 2025
HomeLajmeKosova1 muaj paraburgim për të dyshuarit që rrahën dhe therën me thikë...

1 muaj paraburgim për të dyshuarit që rrahën dhe therën me thikë një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji N.D. dhe E.P. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ata dyshohet se më 25 janar e kanë sulmuar një person, L.Q. dhe më pas N.D. e ka therë me thikë.“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehuri më datë 25 janar 2025, rreth orës 17:05 në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, të pandehurit për të sqaruar hynë në automjetin e të dëmtuarit L.Q., dhe gjatë rrugës brenda veturës të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin, pastaj përleshja vazhdon edhe jashtë veturës ku në një moment i pandehuri N.D., nxjerr një thikë nga xhepi dhe me dashje që ta privon nga jeta e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë abdominale duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dy të pandehurit largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari fillimisht dërgohet në Emergjencën e Ferizajt pastaj dërgohet në QKUK- Prishtinë, ku i nënshtrohet operimit.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments