Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se kostoja e jetesës në Kosovës është bërë e papërballueshme.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendit i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave.