Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës.
Nga ora 09:15, kadetët do të hyjnë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e veremonisë zyrtare do të bëhet në ora 10:00.Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës.