Kandidati për Kryeministër dhe kryetar i AAK, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me Alexander Kasanof, zëvendës-ndihmës sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Biseda u zhvillua me fokus në rikthimin e partneritetit të Kosovës me SHBA, anëtarësimin në NATO dhe veprimet e përbashkëta e të koordinuara mes dy shteteve. U theksua që SHBA e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Haradinaj u zotua për rolin serioz të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve që ka si shtet dhe partner serioz i SHBA.