Ish militanti i flakët i Lëvizjes Vetëvendosje, Bleron Baraliu ka reaguar për sjelljet e fundit të kryeministrit dhe kandidatit për këtë post, Albin Kurtit.
Kurti qysh në nisjen e fushatës, është dëgjuar duke piskatur në tubime.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga akterë të ndryshëm. Njëri ndër ta është edhe ish-militanti, Bleron Baraliu, i cili ishte shumë aktiv në zgjedhjet e vitit 2021.
Përmes një postimi në Instagram ai ka thënë se është i brengosur për shëndetin mendor të kryeministrit, Albin Kurti.
Fillimisht filloi duke hedhur letra kinse po numëron votat “Vetëvendosje, Vetëvenodsje”, e më pas filloi t’ua tregonte grushtin pjesëmarrësve në tubim.
“Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit dhe konsekencat për gjithë ne. Shihni grushtin në fund. Ndoshta unë po mbishikoj çka nuk vërhet, por këto sjellje nuk më duken normale. Ftoj psikologët të më kundërshtojnë (ose konfirmojnë shqetësimin tim)”, është shprehur Baraliu.