Monday, January 20, 2025
HomeBotaIzraeli liron rreth 90 të burgosur palestinezë pas lirimit të tri pengjeve...

Izraeli liron rreth 90 të burgosur palestinezë pas lirimit të tri pengjeve izraelite nga Hamasi

Rreth 90 të burgosur palestinezë janë liruar nga Izraeli në këmbim të tri pengjeve izraelite që u liruan nga Hamasi, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me të cilën synohet që t’i jepet fund luftës 15-mujore.

Të burgosurit tashmë të liruar, shumica prej të cilëve u liruan në orët e hershme të së hënës nga burgu “Ofer” në Ramallan, në Bregun e pushtuar Perëndimor, u mirëpritën nga mijëra njerëz që po festonin duke valëvitur flamuj të Palestinës e të Hamasit, raporton gazeta “The Guardian”.

Prindër, vëllezër, motra e miq pritën me orë të tëra në të ftohtë për t’i përqafuarit më të dashurit e tyre pas zbatimit të një pjese të marrëveshjes së armëpushimit.

Në mesin e të liruarve ishte edhe 24-vjeçarja Shatha Jarabaa, e cila ishte arrestuar për një shkrim të publikuar në rrjete sociale, ku e kritikonte “brutalitetin” e fushatës izraelite në Gaza.

“Jam shumë e lumtur! Faleminderit Zotit, jam jashtë [e lirë]. Ata më trajtuan mua shumë keq në burg. Ishte e tmerrshme” – i tha ajo gazetës “The Guardian”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments