Wednesday, January 15, 2025
HomeLajmeKosovaSveçla e Krasniqi dalin me një video, thonë se janë mbyllur institucione...

Sveçla e Krasniqi dalin me një video, thonë se janë mbyllur institucione paralele në 10 komuna

Krahas operacionit policor në disa komuna të Kosovës, Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal  Elbert Krasniqi kanë dalë me një video incizim.

Ata kanë thënë se në këtë aksion janë mbyllur institucione paralele në 10 komuna

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.  Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.  Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, kanë thënë ata krahas videos.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments