Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore, kundër diskriminimit të shqiptarëve.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tha se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit, pasi sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, derisa e njëjta gjë nuk vlen për një zyrtare policore serbe, e cila i quajti minj shqiptarët. Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.“Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minj”, shkruan Lutfiu.