Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetSchieb: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për ta parandaluar gjenocidin në...

Schieb: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje diskutabile, megjithatë thotë se reagimi ishte i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.

“Unë jam në dijeni që ishte një çështje diskutabile dhe që s’kishte vendim të Këshillit të Sigurimit (për të nis ndonjë veprim ushtarak), por disa vendime duhet marrë, qëllimi ishte shmangia e një katastrofe humanitare, shmangia e gjenocidit”, ka thënë Schieb për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Diplomati gjerman ka thënë se për Serbinë bombardimi ka qenë një gjë shumë e vështirë, por ka potencuar se duhet ditur që një veprim i tillë (bombardimi) nuk ka ndodhur pa ndonjë arsye të madhe.

Ai tutje ka folur edhe për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si kruaciale vazhdimin e negociatave.

“Finalja e procesit është e qartë, që duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve”, ka thënë Schieb.

Ai tutje ka thënë se të gjithë pajtohen që problemi i Kosovës duhet të zgjidhet, dhe që një gjë e tillë do të jetë në të mirë të Kosovës, Serbisë dhe rajonit.

I pyetur nëse Gjermania mund të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë në rrugën e saj evropiane nëse Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Shib tha se “është më shumë se një pyetje hipotetike” dhe se “nuk dëshiron të jetë kaq pesimist”.

“Ne shpresojmë që të dy palët të jenë konstruktive, negociatat nuk mund të përfundojnë pozitivisht nëse nuk ka besim dhe atmosferë të mirë. “Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të shmangin deklaratat që mund të përkeqësojnë atmosferën dhe ta bëjnë të vështirë arritjen e një kompromisi,” ka thënë ndër të tjera diplomati gjerman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments