Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeKosovaPas intervistës së kryetares së Kushtetueses, pason sulmi ndaj saj nga Vetëvendosja

Pas intervistës së kryetares së Kushtetueses, pason sulmi ndaj saj nga Vetëvendosja

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj e ka sulmuar rëndë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani pas një interviste që kjo e pati në Klan Kosova.

Rexhaj fillimisht ka thënë se Caka-Nimani si gjyqtare e shtetit, në vend të Klan Kosovës do të duhej të shkonte në RTK.

Tutje ai ka shkruar se gjyqtarja gjithë mandatin e ka pasur në shërbim të privatit.

“Gresa Caka në vend se të shkojë në RTK publik si gjyqtare e shtetit shkon në Klan privat. Kështu e ka pasur gjithë mandatin, në shërbim të privatit. Tash ka mbetur vetëm edhe të nis ta përfaqësojë Devollin kundër Telekomit”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments