Zyra e prokurimit e Policisë së Kosovës, ka anuluar procedurat e tenderit për furnizim me uniforma të rregullta për Policinë e Kosovës.Ani pse ky tender ishte paraparë të realizohej me procedura të negociuara pa publikim të kontratës, është anuluar për arsye se nuk ka pasur ofertues të përgjegjshëm.