Wednesday, December 18, 2024
HomeLajmeKosovaBE: Këshilli mbetet i shqetësuar për situatën në veri, palët të përmbahen...

BE: Këshilli mbetet i shqetësuar për situatën në veri, palët të përmbahen nga veprimet që çojnë në tensione

Bashkimi Evropian (BE) pritet të ketë një qëndrim në konkluzat e saj, edhe për gjendjen e tanishme në veriun e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok muajin e kaluar.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.

Në këto konkluza do të dënohet sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, të cilin BE-ja e kishte dënuar si sulm terrorist, sikur edhe sulmi në Banjskë vitin e kaluar, dhe do të përsëritet ftesa që përgjegjësit për këto sulme të nxirren para drejtësisë.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e këtij dokumenti.

BE-ja gjithashtu do të përsërisë se masat ndaj Kosovës që janë në fuqi, por mund të hiqen nëse ndërmerren hapa të duhur për uljen e tensioneve.

Siç raporton REL, mes vendeve anëtare ka dallime të mëdha rreth masave ndaj Kosovës.

Shumica e vendeve anëtare duan që masat të hiqen menjëherë dhe tërësisht, por ka vende, si Franca dhe Italia, që duan heqjen graduale. Prandaj, këto dallime janë diku ndikuar që masat të mbeten akoma në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments