Wednesday, December 18, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria miraton nëntë vendime të ndryshme

Qeveria miraton nëntë vendime të ndryshme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje janë miratuar nëntë vendime të ndryshme.

“Miratuar Nismën për “Amendamentimin e Traktatit Bazë të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)”.

Miratuar vendimin me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës për hyrje, tranzit dhe qëndrim afatshkurtër në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtë mujore, sipas Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “ Efiçenca e Energjisë në Ndërtesa Publike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments