Monday, December 23, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani pret sot në takim ministrin hungarez që po qëndron në...

Presidentja Osmani pret sot në takim ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë

Ministri hungarez për çështjet e Bashkimit Evropian, Boka Janos, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.

Janos të hënën është pritur  në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Boka ka shkruar në platformën ‘X’ se me Bislimin ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.

“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai në ‘X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments