Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaShqiptarëve të Luginës iu bëhet thirrje për vendosjen e flamurit kombëtar në...

Shqiptarëve të Luginës iu bëhet thirrje për vendosjen e flamurit kombëtar në shtëpi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i është bashkuar thirrjes për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi të Luginës, më rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani bëri thirrje të tregojmë krenarinë dhe bashkimin kombëtar, “duke d dëshmuar se flamuri ynë kuq e zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj”.

Paraprakisht, një thirrje të tillë e kishte bërë edhe deputeti Shaip Kamberi,

Ky është postimi i plotë i Sinanit:

LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!

I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj.

Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments