Ditë më parë, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, ka pezulluar inspektorin nga rajoni i Mitrovicës, Nexhat Fazliun.
Përveç pezullimit, Fazliu ka akuzuar Kryeinspektorin për urdhërimin e largimit të fotografive nga zyra e tij, duke përfshirë ato të familjes së tij dëshmorë dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
“Njerëzit e emëruar nga Albin Kurti po ju pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve, duke përfshirë edhe fotografinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari“.
“I emëruari në mënyrë të kundërligjshme nga Albin Kurti, kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi, urdhëron të largohen nga zyra ime edhe fotografitë e familjes sime dëshmorë, të babait dhe familjarëve të tjerë dëshmorë, si dhe fotografia e Komandantit Legjendar Adem Jashari.”
Fazliu i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të ndërhyjë në këtë rast, duke e quajtur një akt të papranueshëm që cenon vlerat kombëtare.
“Zot jepna durim, sepse këto janë vështira të përballohen. Por besoj se shumë shpejt do të reagojë Prokuroria Speciale dhe do t’i largojë nga zyrat e Inspektoratit Qendror të Punës këta antikombëtarë, të cilët i pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve.”
s këta antikombëtarë, të cilët i pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve.”