Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani takon kryediplomatin kolumbian, flasin për një temë të ndjeshme

Presidentja Osmani takon kryediplomatin kolumbian, flasin për një temë të ndjeshme

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Ajo po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kolumbi.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.  Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments