Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vendosur gur themelin e nënstacionit tek ura e lumit Bistricë gjatë javë së kaluar.
Ndërsa sot gjatë mëngjesit Kurti bashkë me Sveçlën e drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha kanë vendosur gur themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.
Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook‘’Të premten e javës së kaluar u vendos gur themeli i nënstacionit policor tek ura e lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gur themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit’’.
Ky nënstacion ëhtë vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Sipas Kurtit, në objektin e ri që pret të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare./