Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë derisa po punonte në një objekt ndërtimi, dje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Kjo pasi një profil metali ka rënë nga lartësia dhe e ka goditur në kokë viktimën nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës.
Lidhur me këtë rast, policia ka bërë të ditur sot se janë arrestuar tre persona (menaxherë), të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.“Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.