Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtare: Kosova përballet me Islandën për kualifikimin në Ligën B

Zyrtare: Kosova përballet me Islandën për kualifikimin në Ligën B

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Islandës, në kuadër të promovimit në ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e mbyllën si vend i dytë në ligën C, prandaj do të zhvillojnë edhe dy takime në muajin mars me qëllimin për t’u promovuar një ligë më lartë.

Në shortin e hedhur të premten në Zurich të Zvicrës ka rezultuar se Kosova do të përballet me Islandën.

Kujtojmë, përballja e parë zhvillohet më 20 mars 2025 në “Fadil Vokrri”, ndërsa tre ditë më vonë ajo kthyese.Image

Kombëtarja e Kosovës në këto ndeshje të marsit do të shkojë nga një seri pozitive rezultatesh, pasi ka fituar në fushë katër ndeshje radhazi, ndërsa e humbi në tavolinë ndeshjen me Rumaninë.

Përballja me Rumaninë në udhëtim u shënua me rezultat zyrtar 3:0 nga UEFA, pasi Dardanët u tërhoqën nga fusha në Arena Nationale në minutat shtesë pas thirrjeve raciste të tifozëve.

Në total, në gjashtë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon të Ligës së Kombeve, Kosova fitoi katër ndeshje dhe humbi dy, për t’u renditur në Ligën C2 si e dyta me 12 pikë.

Islanda në anën tjetër, që do të jetë kundërshtar i Kombëtares së Kosovës në mars, e zuri vendin e tretë në Ligën B4, ku shënoi dy fitore, një barazim dhe tri humbje, duke garuar me Uellsin, Turqinë dhe Malin e Zi.

Duke marrë parasysh se Islanda vjen në play-off nga Liga B, ajo do ta ketë përparësinë që ndeshjen e kthimit ta luajë në shtëpi, me Dardanët që luajnë në Fadil Vokrri fillimisht.

Kujtojmë se ky ishte shorti më i mirë i mundshëm për Kosovën, që e vuri si kundërshtar të Islandës, pasi për dallim nga kundërshtarët e tjerë të mundshëm, Islanda renditet më keq se tjerat në FIFA.

Përballjet tjera të play-offit për inkuadrim në Ligën B janë:

Bullgari – Irlandë;

Armeni – Gjeorgji;

Sllovaki – Slloveni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments