Saturday, November 23, 2024
HomeBotaKomandanti britanik thotë se Britania do të ishte gati që sonte të...

Komandanti britanik thotë se Britania do të ishte gati që sonte të luftojë kundër Rusisë

Forcat e armatosura britanike do të ishin të gatshëm për të luftuar kundër Rusisë “sonte”, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të pushtonte një shtet tjetër të Evropës Lindore, sipas një oficeri të lartë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëse Ushtrisë Britanike do t’i kërkohej që të luftonte sonte, ajo do të luftonte sonte dhe nuk mendoj se ndokush në këtë sallë duhet të ketë ndonjë iluzion se nëse rusët do ta pushtonin Evropën Lindore sonte, atëherë ne do t’i takonim ata në atë luftë” – tha Robert Andrew Magowan, nënkomandant i Stafit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, në komisionin parlamentar të mbrojtjes të enjten, raporton televizioni CNN.

Komentet e tij në mbledhjen e planifikuar paraprakisht të komisionit parlamentar erdhën pak pas raportimeve se Rusia kishte hedhur një raketë balistike që mund të bartë koka bërthamore gjatë një sulmi të së enjtes në mëngjes ndaj Dnipros së Ukrainës.

Më vonë gjatë ditës, Putini tha në një paraqitje televizive se bëhet fjalë për një raketë të re balistike jobërthamore me rreze të mesme veprimi.

Pentagoni tha se raketa që e hodhi Rusia ishte e mbështetur në raketën balistike ndërkontinentale “RS-26 Rubezh”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara ishin njoftuar për hedhjen e saj përmes kanaleve për zvogëlimin e rrezikut bërthamor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments