Deklarata e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të shumat në Kosovë dhe jashtë saj.
Politikanë dhe njohës të rrethanave politikë në Maqedoni dhe Kosovë kanë bërë me dije se vlerësimi i Kurtit ka qenë skandaloze dhe e pafalshëm.
Sipas tyre, këto pretendime janë inkurajim për Gjykatën Kushtetues të Maqedonisë që të abrogoi nenet e ligjit për gjuhet.
Ndër të paret që i ka reaguar Kurtit ka qenë ish- ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në një deklarata për gazetën Nacionale, ai ka thënë se vlerësimi i Kurtit ishte i dëmshëm për shqiptarët.
“Vlerësimi ishte skandaloz, i dëmshëm dhe i pabazuar në fakte. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky ligj u miratua 15 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, pasi ishte një nga pikat më të kontestuara dhe të vështira të marrëveshjes”, ka thënë Osmani.
Ai ka treguar procesin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe.
“Pala maqedonase kishte vlerësuar se gjuha shqipe duhej të ishte zyrtare vetëm në komuna, ndërsa pala shqiptare kishte këmbëngulur që gjuha shqipe të ishte zyrtare në nivel shtetëror. Sot, me miratimin e ligjit, është e qartë se ky është ligji që përcakton përdorimin e gjuhës shqipe (…)”
Sipas tij, kjo deklaratë mund të këtë ndikim të madh në Maqedoni.
“Inkurajimi që zoti Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese për të abroguar nene të këtij ligji është i pafalshëm. Prekja e gjuhës shqipe është gozhda e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Osmani.
Kritik ndaj Kurtit ka qenë edhe gazetari nga Tirana, Mero Baze.
Në një opinion të tij, ai ka vlerësuar se pretendimi i Kurtit është i dëmshëm.
“Deklarata e Albin Kurtit se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare në Maqedoni përmbledh në vetvete gjithçka që Albin Kurti po përpiqet të bëjë me historinë e suksesshme të shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Gjuha shqipe u vendos si gjuhë zyrtare në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë pasi shqiptarët morën armët në vitin 2001 dhe politika zyrtare e Shkupit u detyrua të ulej në tryezën e Marrëveshjes së Ohrit, duke pranuar shqiptarët si popull shtetformues në Maqedoni”, ka shkruar ai, duke përmendur sukseset tjera të shqiptarëve në Maqedoni.
“Neni që sanksionon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni është i shkruar bardhë mbi të zezë. Përveçse është shkruar, ai është zbatuar në pjesën shqiptare të Maqedonisë, dhe përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në administratë ishte një realitet që po forcohej dita-ditës”, ka shkruar Baze.
Kurse, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se kryeministrin Kurtin historia do ta njohë si lider përçarës të kombit shqiptar.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e shqiptarëve në Maqedoni.
“Historia do të njeh si lider PËRÇARËS i kombit shqiptar! Një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e bashkëkombësve në rajon. Në vend që të shërbejë si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku ndodhen, Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga drejt suksesit!”, ka shkruar ajo.
Çka tha Kurti?
Kryeministri Albin Kurti dje pas mbledhjes se përbahsket me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjuha shqipe në Maqeodni më herët nuk ka qenë zyrtare.
I pyetur nga gazetarët, nëse gjuha shqipe në Maqedoni është në rrezik, ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Së pari, kjo është një çështje për Gjykatën Kushtetuese të MV, pasi tre dispozita të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve janë dërguar në KV, dhe këto tri dispozita – paradoksalisht – nuk janë vërë në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën”.
“Dhe tash, i përket Gjykatës Kushteutese në MV që ta vlerësojë. Por, duhet ta sqarojmë një gjë. Nuk ka në MV ligj për gjuhën shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti dha leximin e vet kushtetues për Maqedoninë e Veriut, se “nuk ka ligj për shqipen, dhe s’ka pasur në të kaluarën” por shtoi se “aty ka ligj që përmend shifrën 20%, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve”.
“Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tjetër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të GJK atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”.
“Por, në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohen….Ka organe atje të cilët i marrin vendimet e tyre”, tha ai.