Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaNumër i vogël i mërgimtarëve të regjistruar për të votuar, VV hap...

Numër i vogël i mërgimtarëve të regjistruar për të votuar, VV hap pika informuese në Gjermani

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën e saj me bashkatdhetarët. Përvec njoftimeve nëpër faqet zyrtare të Ambasadave të Kosovës për takimet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti organizon me mërgatën, kjo lëvizje ka ndërmarrë edhe një veprim të ri.

Duket se numri i vogël i kosovarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka ndezur motorët e partisë në pushtet.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një njoftim publik duke treguar se në Gjermani kanë hapur pika informuese për bashkatdhetarët që duan të marrin informacione për procesin e regjistrimit për votim.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani ka hapur pika informuese ku bashkatdhetarët tanë mund të informohen mbi procesin e regjistrimit për votim. Bashkëlidhur gjeni listën e qyteteve, oraret dhe kontaktet e personave përgjegjës për më shumë informacione. Regjistrohu dhe shfrytëzoje të drejtën tënde për votim!”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare deri javën e kaluar janë regjistruar rreth 14 mijë persona që jetojnë në diasporë, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments