Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKush është John Ratcliffe, i emëruar si drejtor i ri i CIA-s...

Kush është John Ratcliffe, i emëruar si drejtor i ri i CIA-s që ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të përzgjedh njerëzit në postet kyçe të administratës së tij.

Ai ka zgjedhur emrin e John Ratcliffe-t si drejtor të ri të mundshem të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).“Mezi pres që Johni të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqes…”, ka shkruar Trump.Po kush është John Ratcliffe?

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffe-t me Pandeli Majkon, ish- ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.

Në mandatin e parë të presidentit Trump, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përshëndetur përzgjedhjen e John Ratcliffe-t në krye të Inteligjencës Amerikane.Miku i madh shqiptarëve John Ratcliffe, në krye të inteligjencës amerikane  - Telegrafi - Telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments