Wednesday, October 30, 2024
HomeBota“Jo, jo, jo” – Trumpi paralajmëron se vendet e BE-së do të...

“Jo, jo, jo” – Trumpi paralajmëron se vendet e BE-së do të paguajnë ‘një çmim të madh’

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka delaruar të martën se Bashkimi Evropian do të duhet “të paguajë një çmim të madh” për mosblerjen e eksporteve të mjaftueshme amerikane.

Kjo do të ndodhë sipas tij nëse ai i fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

“Do t’ju them diçka, Bashkimi Evropian tingëllon shumë bukur, shumë këndshëm, apo jo? Të gjitha shtetet e bukura e të vogla evropiane që bëhen bashkë” – tha miliarderi amerikan gjatë një tubimi në Pensilvani, pasi premtoi se do ta miratonte “aktin Trump për tregti reciproke”, raporton agjencia “Reuters”.

“Ata nuk i marrin veturat tona. Ata nuk i marrin prodhimet tona të fermave. Ata shesin miliona e miliona vetura në Shtetet e Bashkuara. Jo, jo, jo, ata do të duhet të paguajnë një çmim të madh” – paralajmëroi Trump.

Ai është zotuar për vendosjen e një takse të importit prej 10 për qind ndaj të gjitha shteteve, ndërsa 60 për qind për mallrat që vijnë nga Kina.

Një veprim i tillë do t’i godiste zinxhirët furnizues në mbarë botën, me gjasë duke nxitur hakmarrje e rritje të kostove, paralajmërojnë ekonomistët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments