Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, njëri prej tyre zyrtar policor.
Prokuroria ka njoftuar se në rrugën “Gazmend Zajmi” është ndaluar një veturë ku të dyshuarve u është gjetur një sasi e substancave narkotike.
Më pas sasi e narkotikëve është gjetur edhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.