Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE

Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proc

Diplomati finlandez tha se shteti i tij me aq fuqi sa ka, e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

 

Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Shkak për këtë ishte kushtëzimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partnerët ndërkombëtar.

I zhgënjyer me faktin që Kosova nuk arriti ta sigurojë mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave po shprehet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

 

 

Ai pret që pas zgjedhjeve nacionale Kosova të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave, mirëpo ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe duhet të ketë progres në dialog me Serbinë.

“Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Ne e kemi përkrahur Kosovën për tu anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, sepse para hyrjes në Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të anëtarësoheni fillimisht në këtë organizatë. Gjatë një periudhe u duk se u krijua një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohej në Këshill por në Komunitetin e Ministrave nuk pati mjaftueshëm mbështetje. Pas zgjedhjeve në Kosovë që po shpresoj se do të shkojnë mirë, besoj se do të riktheheni në agjendë. Mbështetjen time do ta keni në këtë proces”, thotë Kiljunen për tëvë1.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments