Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri i Mbrojtjes u takua me drejtues të Agjencisë së Industrisë së...

Ministri i Mbrojtjes u takua me drejtues të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtues të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si edhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në këto takime ai u njoh dhe u informua për inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Me këtë rast, ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë vende aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments