Friday, October 25, 2024
HomeLajmeKosovaKMDLNj e dënon vendosjen e kryqit në varrezat e Bajçinës: As Serbia...

KMDLNj e dënon vendosjen e kryqit në varrezat e Bajçinës: As Serbia në okupim s’e ka ndërmarrë një veprim të tillë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendosjes së një kryqi të madh në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës nga persona deri më tani të paidentifikuar.

Sipas njoftimit, KMDLNj tha se në lidhje me rastin janë njoftuar nga banorët, të cilët e quajtën provokim dhe përpjekje për shpërfytyrim të varrezave të fshatit ku janë varrosur banorët e këtij fshati që “thuaja njëqind për qind i përkasin besimit islam”.

“E drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj. Sikur që çdo diskriminim në baza fetare duhet të sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNj fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës , regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Më tej, KMDLNj-ja tha se është e qartë se “këtë veprim të shëmtuar”, nuk e ka bërë një person i vetëm, ku kërkoi hetime të shpejta në mënyrë që sipas tyre, dhunuesit e të drejtave dhe lirive fetare të identifikohen, kapen dhe përballen me ligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments