Saturday, November 23, 2024
HomeBotaTë paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë

Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, ku po strehohen personat e zhvendosur në Gazën qendrore, la të vrarë të paktën 17 persona, shumica gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë më 24 tetor.

Edhe 42 persona u plagosën gjatë sulmit në kampin e refugjatëve në Nuseriat, sipas spitalit Avda, që ka pranuar të plagosurit

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, në mesin e të vrarëve ishin shtatë fëmijë – më i vogli 11 muajsh – si dhe tri gra.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë sulm.

Muajve të fundit, Izraeli ka sulmuar disa shkolla, të shndërruara në strehimore, duke thënë se shënjestron luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që fshihen në mesin e civilëve. Nga këto sulme shpesh vriten gra dhe fëmijë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke marrë pengë afër 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës, një e treta e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, institucion që nuk tregon se sa nga viktimat ishin luftëtarë, por thotë se mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë më shumë se 17.000 luftëtarë, pa ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Si pasojë e luftës, afër 90 për qind e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh, janë zhvendosur disa herë. Qindra mijëra persona janë të strehuar në kampe me tenda./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments