Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHoti: KEK-u menaxhohet nga parapolitika, energjia elektrike u shtrenjtua disa herë, s’u...

Hoti: KEK-u menaxhohet nga parapolitika, energjia elektrike u shtrenjtua disa herë, s’u lirua kur u lirua në tregjet ndërkombëtare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjidhja në sektorin e energjisë elektrike nuk është e thjeshtë, por tha se me qeverinë aktuale, Korporata Energjetike e Kosovës po menaxhohet nga parapolitika.

Ai tha se vendimet merren në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK. Ish-kryeministri tha se energjia elektrike “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.

“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutu. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatu. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmu”, tha Hoti.

Ai përmendi edhe se vendi “nuk ka kapacitete të reja energjetike”.“Ndoshta kapacitetet e reja energjetike edhe nuk ndërtohen brenda një mandati, por mund të fillohen. Por as nuk janë fillu. As s’është duke mendu dikush për këtë çështje”, tha Hoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments