Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës”.
Këtë seancë po e drejton kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili në tri seancat e jashtëzakonshme të mbajtura këtë muaj nuk mori pjesë.
Konjufca është kritikuar që s’ka qenë në këto tri seanca.
Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është i papranueshëm veprimi i kryekuvendarit Konjufca që të shmangë udhëheqjen e seancave të thirrura nga opozita.
“Është e paprecedentë që bojkoti si instrument politik parlamentar, shfrytëzohet nga partitë në pushtet, të cilat, në fakt, do të duhej të ishin përgjegjëse për funksionimin dhe mbarëvajtjen e punimeve plenare të Kuvendit. I papranueshëm është edhe veprimi i kryetarit Glauk Konjufca për të shmangur udhëheqjen e seancave të fundit të thirrura nga opozita – përkundër që ky përbën një obligim të tij kushtetues.”